Mrekulli e Hidit në minutën e 7 shtesë, Partizani bie në Ballsh – A2

Mrekulli e Hidit në minutën e 7 shtesë, Partizani bie në Ballsh

Bylis konfirmohet edhe njëherë si skuadra surprizë e këtij sezoni, pasi mundi 2-1 në fushën e vet Partizanin kampion në fuqi. Fitorja e gjashtë për skuadrën e ardhur këtë sezon nga Kategoria e Parë, ndërsa për Partizanin ishte humbja e tretë, që gjithsesi nuk e bën të humbasë vendin e parë në renditje, të paktën përkohësisht.

Vendasit kaluan në epërsi që në minutën e 6 me anë të Ndrecës, por “të kuqtë” barazuan 20 minuta më pas me Jurgen Bardhin. Në të 54’, ballshiotët kaluan përsëri në epërsi, kur Guindo shënoi golin e dytë, që i siguroi edhe fitoren skuadrës së tij.

Vendimtar në minutën e shtatë shtesë, portieri i vendasve, Isli Hidi, i cili bëri mrekullinë duke pritur një gjuajtje nga shumë afër me kokë të Asanit, për të ruajtur fitoren e shkëlqyer të skuadrës së tij.

Në Gjirokastër, Vllaznia arriti të imponohej për 2-0, falë golave të Malotës dhe Likës në të dy minutat e fundit të takimit.