Sot luhet derbi i Mançesterit, City kërkon të mbajë gjallë luftën për titull ndaj një United në krizë – A2

Sot luhet derbi i Mançesterit, City kërkon të mbajë gjallë luftën për titull ndaj një United në krizë

Manchester City dhe Manchester United do të përballen në javën e 16 të Premier League, në atë që është derbi 179 i qytetit të Mançesterit.

Janë plot 26 tituj kampionë që “zbresin” në fushë, me United që ka fituar 20 dhe City 6. Vitet e fundit gjërat kanë ndryshuar dhe tani “Citizens” janë ekipi më i mirë i qytetit dhe jo vetëm. Nën drejtimin e Pep Guardiolës, City ka fituar dy edicionet e fundit të kampionatit anglez, ndërsa në krahun tjetër “Djajtë e Kuq” nuk fitojnë që nga viti 2013, kur në drejtimin e tyre ishte Sir Alex Ferguson.

Por, bilanci i përgjithshëm është në favor të United me 73 fitore, kundrejt 53 që kanë regjistruar në total “Citizens”, ndërsa 52 takime kanë përfunduar në barazim.

City ka fituar pa shumë vështirësi dy përballjet e fundit me United dhe kampionët në fuqi janë dukshëm favoritë për të siguruar fitoren e radhës.

Derbi do të luhet në orën 18:30, në stadiumin “Etihad”.