Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Tifozja më “speciale” e Jose Mourinho

Nga A2 CNN
7 Dhjetor 2019, 09:04 | Lifestyle

José Mourinho është një nga trajnerët më të diskutuar në futbollin botëror dhe prej shumë vitesh njihet edhe si “The Special One”.

Por, duket se portugezi ka edhe fansa shumë specialë. Njëra prej tyre është Vivien Bodycote, një zonjë 62-vjeçare e cila ka treguar për “The Sun” se në trupin e saj ka plot 38 tatuazhe në nder të trajnerit të Tottenham.

“E dua shumë dhe do të bëj sërish tatuazhe, nuk kam mbaruar punë ende. Nuk ka rëndësi se ku shkon Mourinho, unë e ndjek gjithmonë”, tha Vivien për tabloidin anglez.

Edhe pse në pamje të parë duket sikur kjo zonjë do të martohej menjëherë me portugezin po t’i jepej mundësia, fakti është që ajo e ka një bashkëshort.

“I shohim ndeshjet bashkë dhe nuk është aspak xheloz”, thotë 62-vjeçarja.

A2 CNN Livestream

Dita jonë