Tottenham i Murinjos bën “manita”, por të gjithëve i mbetën sytë te goli i koreanit – A2

Tottenham i Murinjos bën “manita”, por të gjithëve i mbetën sytë te goli i koreanit

Emocione dhe shumë gola në Premier League, në pritje të derbit të Mançesterit.  

Liverpool vazhdon në marshimin e tij drejt titullit me një tjetër fitore bindëse në transfertë, kundër një ekip në krizë si Bournemouth, që ka humbur 5 ndeshjet e fundit. Alex Oxlade-Chamberlain, Keita dhe i pashmangshmi Salah firmosën fitoren që çon të “Kuqtë” në kuotën stratosferike  të 46 pikëve.

Ndërkohë, kura Murinjo po jep efektet e para në Londër, ku Tottenham shpartallon Burnley me 5 gola, ku ai i tretë me autor koreanin Son Heung-Min do të mbahet gjatë nga tifozët.

Sulmuesi mori topin pak para zonës së rreptësisë së ekipit të tij, dhe me një aksion të një shpejtësie të rrallë arriti të dilte përballë portierit kundërshtar, duke iu shmangur pothuajse të gjithë lojtarëve të Burnely. Me fitoren e sotme, Tottenham ngjitet në vendin e pestë me 23 pikë.