30 mijë murgj bëhen bashkë mes akuzave – A2

30 mijë murgj bëhen bashkë mes akuzave

Të paktën 30 mijë murgj u bënë bashkë në të ftohtin e mëngjesit të së dielës në Mianmar, në një ngjarje që synonte mbledhjen e donacioneve, organizuar nga një tempull tejet i diskutueshëm përtej kufirit, në Tajlandë.

Murgjit budistë nga Mianmari dhe Tajlanda, si dhe zyrtarë të vjetër fetarë nga dhjetëra vende, mblodhën lëmoshe në qytetin Mandalay.

Kjo ishte ngjarja e tretë dhe më e madhja në llojin e saj që nga viti 2015 dhe është komentuar si një përpjekje për të hedhur poshtë një skandal përvetësimi nga fondacioni Dhammakaya me bazë në Tajlandë, i cili shpërtheu dy vjet më parë.

Në fillim të vitit 2017, në tempullin Dhammakaya në Bangkok u dyndën me mijëra oficerë për të arrestuar udhëheqësin shpirtëror të sektit.

Phra Dhammachayo u akuzua për bashkëpunim në një skemë përvetësimi prej 33 milionë dollarësh.