Arrestohen 3 të rinj, iu gjetën armë dhe kokainë – A2

Arrestohen 3 të rinj, iu gjetën armë dhe kokainë

Policia e Shkodrës finalizoi me sukses operacionin e koduar “Buna” gjatë së cilit u arrestuan 3 të rinj për armëmbajtje pa leje dhe prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Pas informacioneve të marra në rrugë operative, Forca e Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me specialistët kundër narkotikëve, ndaluan një mjet në vendin e quajtur “Ura e Vjetër” e Bunës, brenda së cilit udhëtonin M. Sh., 22 vjeç, E. M., 21 vjeç dhe E. V., 31 vjeç.

Pas kontrollit të makinës “Volkswagen”, 3 të rinjtë u arrestuan pasi iu gjet një sasi lënde narkotike kokainë, ekstazi, marijuanë dhe një peshore elektronike. Më pas, në banesën e 31-vjeçarit E.V. policia gjeti dhe 3 armë zjarri pistoletë dhe municione.