Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Banania, vepër arti, shitet 120 mijë dollarë, por një artist e ha

Nga A2 CNN
8 Dhjetor 2019, 12:40 | Showbiz

Jo një mollë, por një banane u kthye në frutin më të dëshiruar dhe të ndaluar në edicionin e 30-të panairit artistik “Art Basel”, në Miami. Një artist nga Padova, Maurizio Cattelan, e fiksoi atë në mur me një shirit ngjitës duke e kthyer në një vepër arti.

E quajtur ‘Komediani’, ajo u shit në kohë rekord për 120 mijë dollarë. Disa besojnë se italiani ka dashur të ironizojë botën e artit dhe mënyrën se si vlerësohen objektet. Por mes artistëve që morën pjesë në atë që konsiderohet si panairi më i rëndësishëm i artit në botë, Cattelan nuk ishte i vetmi që befasoi.

Mbrëmjen e së shtunës, artisti amerikan David Datuna u afrua pranë instalacionit të kolegut, e shkëputi atë nga muri dhe e hëngri nën vështrimin e habitur të publikut. “Ky i  imi është një gjest artisti”, tha ai, “Quhet artisti i uritur”.

Rasti ka bërë xhiron e rrjetit dhe ka nxitur zemërimin e organizatorëve të eventit. Megjithatë ata nxituan të sqarojnë se vepra e Cattelan mbijeton dhe se vetëm ideja ishte shkatërruar. Një banane tjetër ekspozohet tani në të njëjtin vend, e mbrojtur nga disa roje të sigurisë që nuk lenë askënd të afrohet.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani