Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

E pabanueshme, IKMT shemb godinën 15 në Qytetin Studenti

Nga A2 CNN
8 Dhjetor 2019, 13:19 | Aktualitet
E pabanueshme, IKMT shemb godinën 15 në Qytetin Studenti

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka vijuar me prishjen e ndërtesave të shpallura të pabanueshme në Tiranë, pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit.

Radha për t’u prishur këtë të dielë i erdhi godinës nr.15 në Qytetin Studenti, e cila ishte e banuar nga familjarë dhe që Këshilli Bashkiak vendosi shembjen e saj për shkak të dëmeve të pasuara.

Shembja e godinës nr.15 u bë me mjete të rënda dhe jo shpërthim të kontrolluar, kjo për shkak dhe të objekteve të tjera që ndodheshin pranë saj.

Për banorët e këtij objekti në Qytetin Studenti, Bashkia e Tiranës ka dhënë një bonus qiraje për një vit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë