Është 38 vjeç, por shënon 3 gola në 20 minuta në Spanjë – A2

Është 38 vjeç, por shënon 3 gola në 20 minuta në Spanjë

Vitet kalojnë, por Joaquin Sanchez Rodriguez, mbetet një sulmues i jashtëzakonshëm. Edhe pse tashmë është në moshën 38-vjeçare, sulmuesi i Betis vijon të realizojë paraqitje të jashtëzakonshme.

Futbollisti, i cili ka veshur për shumë ndeshje edhe fanellën e kombëtares së Spanjës, realizoi 3 gola në vetëm 20 minuta në fitoren 3-2 të kësaj të diele të Betisit ndaj Athletic Bilbaos.

Një paraqitje e jashtëzakonshme, e cila merr vlera shumë herë edhe më të mëdha kur bëhet fjala për një futbollist 38-vjeçar, i cili nuk e ka ndërmend të ndalet.