Gjasula fiton përballjen me Rashicën, triumf shprese për Paderborn – A2

Gjasula fiton përballjen me Rashicën, triumf shprese për Paderborn

Paderborn i Klaus Gjasula ka arritur të marrë një fitore mjaft të rëndësishme në transfertë këtë të diel në Bundesliga-n gjermane, duke triumfuar 0-1 ndaj Werder Bremen, me të cilët aktivizohet Milot Rashica.

Klaus Gjasula është një nga lojtarët më të rëndësishëm te Paderborn, ku mban edhe shiritin e kapitenit. Mesfushori i Kombëtares shqiptare zhvilloi një ndeshje mjaft të mirë, duke dhënë kontributin e tij në këtë fitore.

Në anën tjetër, Rashica ishte lojtari kryesor për Werderin në sulm, por pa mundur të lërë gjurmë në këtë takim.

Pas kësaj fitoreje, Paderborn shkon në kuotën e 8 pikëve në vendin e parafundit në renditje.