Laçi thellon krizën e Flamurtarit dhe i afrohet kreut – A2

Laçi thellon krizën e Flamurtarit dhe i afrohet kreut

Edhe pse nisja e sezonit nuk ishte e mirë, Laçi tashmë po tregon se është një skuadër me cilësi në kategorinë Superiore.

Këtë javë të kampionatit, Laçi ka mposhtur pastër 3-0 Flamurtarin. Edhe pse pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, në 45 minutat e dyta kurbinasit realizuan 3 herë.

Shehu shënoi golin e parë vetëm 3 minuta nga nisja e pjesës së dytë, i përhershmi Nwabueze shënoi golin e dytë nga pika e penalltisë, ndërsa Teco e vulosi rezultatin në 3-0.

Me këtë fitore, Laçi ngjitet në kuotën e 22 pikëve, në vendin e katërt, ndërsa Flamurtari mbetet i fundit me vetëm 5 pikë të grumbulluara në 14 javë të luajtura.