Mes Milanit dhe Ibrahimovic futet një tjetër skuadër italiane – A2

Mes Milanit dhe Ibrahimovic futet një tjetër skuadër italiane

Gjiganti suedez, Ibrahimovic, do ta vijojë karrierën e tij në Itali edhe pse tashmë është në moshën 38-vjeçare edhe pse ende nuk është mësuar skuadra.

Megjithatë, gjatë ditëve të fundit, mediat në Itali kanë raportuar se sulmuesi është më pranë Milanit. Por “Sky Sport” ka shkruar së fundmi se Napoli ka ngrirë ofertën e kuqezinjve për suedezin, e cila është 3 milionë euro për 6 muaj dhe rinovimi në rast se arrihet objektivi Champions.

Aktualisht, ngërçi mes Milanit dhe Ibra-s duket se është kontrata për vitin e ardhshëm. Kuqezinjtë ofrojnë 3 milionë euro për 6 muaj dhe 6 milionë të tjerë në rast për vitin e dytë.

Por, 38-vjeçari dëshiron të jetë i sigurt për vitin e ardhshëm dhe ky detaj ende nuk ka marrë zgjidhje.