Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Mesazhi i Bashës për 8 Dhjetorin: Ta çlirojmë vendin nga kthetrat e korrupsionit

Nga A2 CNN
8 Dhjetor 2019, 14:31 | Politikë
Mesazhi i Bashës për 8 Dhjetorin: Ta çlirojmë vendin nga

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha falenderoi të rinjtë me rastin e Ditës së Rinisë, e cila kësaj radhe i gjeti vendin të goditur nga një fatkeqësi natyrore e cila shkaktoi 51 viktima dhe la qindra njerëz të pastrehë.

Sipas Lulzim Basha, të rinjtë edhe njëherë u shndërruan në shpresë duke u solidarizuar për përballimin e këtij momenti të vështirë për vendin.

“Këtë 8 dhjetor shpreh mirënjohjen time të thellë për të gjithë të rinjtë që në këto ditë sprovash dhe dhimbjesh u shndërruan në shpresë dhe forcë për çdo shqiptar. Edhe dita e sotme i gjeti të rinjtë duke ndihmuar qindra familje të dëmtuara nga tërmeti në zonën e Kurbinit. Dhimbja e këtyre banorëve të cilët shteti i ka harruar dhe braktisur, është zbutur nga të rinjtë që u vijnë në ndihmë duke vendosur gjithçka në dispozicion të të dëmtuarve”, tha Basha.

Më tej kreu i demokratëve tha se se ky angazhim i të rinjve duket të kthehet në frymëzim për ta nxjerrë vendin nga mjerimi dhe për ta çliruar nga korrupsioni.

“Sot ky angazhim dhe solidaritet i të rinjve është drita e shpresës që po ndriçon Shqipërinë, është frymëzimi ynë që ta kalojmë si një familje e madhe këtë situatë të rëndë sot e ta nxjerrim së shpejti Shqipërinë nga mjerimi, ta çlirojmë nga kthetrat e korrupsionit që nuk kursen as jetën e qytetarëve e ta bëjmë realitet thirrjen dhe destinin që të rinjtë nisën 29 vjet më parë, Shqipërinë si gjithë Europa”, shkruan Lulzim Basha.

A2 CNN Livestream

Dita jonë