Ndihma për të prekurit nga tërmeti, Rama pritet në Turqi nga Erdogan – A2

Ndihma për të prekurit nga tërmeti, Rama pritet në Turqi nga Erdogan

Kryeministri Edi Rama ka nisur mëngjesin e së dielës një vizitë zyrtare në Turqi, ku është pritur nga presidenti  Rexhep Tajip Erdogan.

Turqia ishte një nga vendet e parë që u solidarizua për t’i ardhur në ndihmë Shqipërisë pas tërmetit të 26 nëntorit që iu mori jetën 51 personave dhe la mijëra të tjerë pa strehë.

Vetëm disa ditë pas kësaj fatkeqësie natyrore, presidenti Erdogan premtoi se Turqia është e gatshme të ndërtojë 500 njësi banimi për personat e prekur dhe mendohet se është pikërisht kjo çështje ajo që po diskutohet në Stamboll.

Në përditësim…