Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Nuk ndalen lëkundjet, tjetër tërmet pas mesnate në Durrës

Nga A2 CNN
8 Dhjetor 2019, 08:38 | Aktualitet
Nuk ndalen lëkundjet, tjetër tërmet pas mesnate në

Nuk kanë të ndalur lëkundjet sizmike në zonën e Durrësit, pas tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit që iu mori jetën 51 personave dhe lëndoi mbi 700 të tjerë.

Një tjetër tërmet me magnitudë 4.5 Rihter është regjistrua pak pas mesnate, me epiqendër pranë fshatit Shetaj në Durrës. Lëkundjet janë ndjerë dhe në Tiranë dhe në rrethina.

Pas këtij tërmeti, disa lëkundje më të vogla 2.5-2.9 Rihter u regjistruan në orët në vijim, të cilat janë lajmëruar dhe më parë nga sizmologët si normale pas tërmetit të 26 nëntorit.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu