Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Operacion antikontrabandë në Goricë, 5 në pranga, 7 në kërkim

Nga A2 CNN
8 Dhjetor 2019, 10:04 | Kronikë

Drejtoria e Policisë së Korçës, në bashkëpunim me SHÇBA, organizuan një operacion kundër kontrabandës, të koduar “Gorica”, në fund të së cilit u arrestuan 4 punonjës së doganës dhe një person, si dhe u shpallën në kërkim 7 të tjerë.

Në prangat e policisë ranë shtetasit;  Sh.D., 35 vjeç, me detyrë doganier pranë Doganës së Goricës, Y.Rr. 53 vjeç,  punonjës policie me detyrë përgjegjës turni,  B.H. 54 vjeç, punonjës policie, me detyrë kontrollor, J.K., 51 vjeç, punonjës policie, me detyrë trup shërbimi si dhe shtetasi A.H., 58 vjeç.

Gjithashtu u shpallën në kërkim M.K., 35 vjeç, banues në Bilisht; N.S., 44 vjeç, banues në Liqenas; A.H., 42 vjeç; E.Z., 44 vjeç; A.P., 37 vjeç; Dh.K., 23 vjeç; M.Xh., 35 vjeç.

Sipas hetimeve, punonjësit e doganës, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe personat e shpallur në kërkim kanë lejuar hyrjen e  4 kamionëve me konfeksione dhe goma të përdorura duke shmangur detyrimet doganore dhe falsifikuar të dhënat e mjeteve në dokumentacionet e tyre. Deri tani janë ndaluar 2 nga kamionët dhe po punohet për ndalimin e dy të tjerëve.

Personat e arrestuar dhe ata të shpallur në kërkim akuzohen për “Kontrabandë me mallra të ndaluar”, “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”, “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë