Pas tërmetit, muzetë e Krujës hapen për vizitorët – A2

Pas tërmetit, muzetë e Krujës hapen për vizitorët

Tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit shkaktoi dëme të mëdha edhe në bashkinë e Krujës. Një nga vendet që pësoi dëmtime është dhe Kalaja e Krujës dhe për arsye sigurie u mbyllën Muzetë e saj.

Ekspertët zviceran zbritën në terren dhe verifikuan Muzeun Kombëtar “Gjergj Kastriot Skënderbeu” dhe Muzeun Etnografik, duke i vlerësuar atë të sigurt dhe pa dëmtime.

Ditën e shtunë këto muze u hapën për vizitorët, ndërsa Kulla e Sahatit është e mbyllur dhe po punohet në studimin gjeologjik të shkëmbit nën kullë.