Serbia mohon masakrën e Reçakut, reagon ambasada e SHBA në Prishtinë – A2

Serbia mohon masakrën e Reçakut, reagon ambasada e SHBA në Prishtinë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka reaguar edhe njëherë pas deklaratave të zyrtarëve të lartë serbë në lidhje me masakrën e Reçakut.

Sipas ambasadës amerikane,  retorika nxitëse dhe rishikimi i historisë lidhur me ngjarjet e vitit 1999 janë të papranueshme.

“Liria e shprehjes ka qenë prej kohësh parimi themelor i demokracisë. Ngjarjet e kësaj jave paraqesin edhe një rikujtim se sa i rëndësishëm është kthimi i Kosovës dhe Serbisë në tryezën e bisedimeve dhe të ripërqëndrojnë energjitë e tyre drejt së ardhmes duke normalizuar marrëdhëniet”, thuhet në deklaratën e ambasadës së SHBA në Prishtinë.