Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Temperatura të ulëta vetëm në mesjavë, borë në lartësi mbi 800 metra

Nga A2 CNN
8 Dhjetor 2019, 21:32 | Aktualitet
Temperatura të ulëta vetëm në mesjavë, borë

E hëna vijon e kthjellët, por mbrëmja dhe në vijim e marta, rikthejnë reshjet në vend, dëborë në 800 metra lartësi nga niveli i detit.

Mesjava sjell kryesisht mot të kthjellët, por sërish e premtja dhe pjesërisht fundjava paraqiten me reshje shiu e dëbore në zonat malore.

Temperaturat nuk ndryshojnë deri të mërkurën kur një valë e ftohtë e ajrit polar përfshin territorin shqiptar duke ulur termometrin gjatë natës dhe mëngjesit në -4 APO -5 °C; gjatë kësaj jave ditët më të ftohta do jenë nga e mërkura në të premte.

Fatmirësisht, i ftohti polar largohet shpejt nga Shqipëria duke i lënë vendin një periudhe 5-6 ditore me mot kryesisht të kthjellët dhe relativisht të ngrohtë; periudhë e cila pritet rreth datave 14 - 18 dhjetor.

A2 CNN Livestream

Dita jonë