Teuta rikthehet te fitorja pas 5 ndeshjeve, Skënderbeu bie në fund – A2

Teuta rikthehet te fitorja pas 5 ndeshjeve, Skënderbeu bie në fund

Pas 5 ndeshjeve, Teuta është rikthyer te fitorja në Kategorinë Superiore, duke mposhtur me një gol në minutën e fundit të kohës së rregullt Skënderbeun.

Korçarët vinin pas dy fitoreve në këtë transfertë nga e cila dolën të mundur me një gol të shënuar në minutën e 90 nga sulmuesi 20-vjeçar Lorenco Vila.

Me këtë fitore, Teuta shkon në kuotën e 22 pikëve në vendin e pestë, ndërsa Skënderbeu mbetet në kuotën e 20 pikëve në vendin e 7.

Në ndeshjen tjetër të kësaj të diele, të luajtur më herët, Laçi fitoi pastër 3-0 ndaj Flamurtarit të Vlorës, i cili zhytet edhe më tej në krizë.