Video kundër Trump, Biden: Bota po qesh me të, duhen liderë seriozë – A2

Video kundër Trump, Biden: Bota po qesh me të, duhen liderë seriozë

Kandidati demokrat për presidencën në SHBA, Joe Biden, sulmon presidentin amerikan Donald Trump, duke e cilësuar një objekt tallje mes udhëheqësve botërorë, në një video të re që është bërë virale.

Në videon 1-minutëshe shfaqen momente nga samiti i NATO-s në Britaninë e Madhe, ku kryeministri kanadez Justin Trudeau tallet me konferencat e Trump, gjatë një bisede me liderë të tjerë botërorë. “Bota po qesh, ne kemi nevojë për udhëheqës që bota i respekton”, lexohet në tekst. Videoja ka vetëm pak ditë që është postuar në Tëitter, por është parë nga miliona përdorues.

“Ashtu si ka thënë presidenti Trump, Jo Biden pretendon se liderët europianë duan që Biden të fitoje zgjedhjet. Sigurisht që duan. Ata duan të vazhdojnë të rrjepin Amerikën, siç kanë bërë para se Trump të zgjidhej president”, tha Tim Murtaugh, zëdhënës i fushatës së Trump.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë pretendon se ish-presidenti Barack Obama, zv.president i të cilit ka qenë Biden, ka përqafuar politika tregtare që kanë lejuar shtetet e tjera të përfitojnë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.