Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Zjarri vret 43 persona në një fabrikë në Indi

Nga A2 CNN
8 Dhjetor 2019, 09:02 | Bota

Të paktën 43 persona humbën jetën në New Delhi të Indisë mëngjesin e së dielës, kur një zjarr përfshiu një fabrikë 6-katëshe.

Sipas autoriteteve lokale zjarri ra në momentin kur punëtorët ishin ende në gjumë dhe për këtë arsye edhe numri i viktimave ishte i lartë.

Fabrika ku ra zjarri prodhonte çanta dhe sende të tjera dhe për shkak të materialeve të përdorura që ndodheshin në magazinë, flakët u shpërndanë me një shpejtësi të madhe.

Zjarrfikësit shkuan menjëherë në vendngjarje dhe arritën të nxirrnin nga fabrika në flakë 50 punëtorë të tjerë të cilët ishin intoksikuar nga tymi. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë