Banorët në çadra mes baltës, Basha kërkon zhvendosjen nga kampi në Manzë – A2

Banorët në çadra mes baltës, Basha kërkon zhvendosjen nga kampi në Manzë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u rikthye në kampin e çadrave në Manzë.

Balta vijon të jetë prezent në çadra, ndërsa banorët ankohen për diskriminim.

Kryedemokrati kërkoi që banorët që jetonin me qira të strehohen në shkolla.

Në pamjet e shpërndara nga PD, kryetari Lulzim Basha shihet teksa tenton të komunikojë me Shtabin e Emergjencës të vendosur në shkollën e Manzës, por dera ishte e mbyllur.