Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Cruzeiro bie nga kategoria për herë të parë në histori, tifozët shkatërrojnë stadiumin

Nga A2 CNN
9 Dhjetor 2019, 08:32 | Futboll
Cruzeiro bie nga kategoria për herë të parë në histori,

Cruzeiro nuk do ta harrojë kurrë datën 8 dhjetor, pasi për herë të parë në historinë legjendare prej 98 vitesh të klubit provoi rënien nga elita e futbollit brazilian.

Cruzeiro u mund 0-2 në ndeshjen ndaj Palmeiras, duke konfirmuar rënien një kategori më poshtë.

Kaq mjaftoi që tifozët e klubit legjendar të shpërthejnë kundër skuadrës së tyre, me ndeshjen që u ndërpre në minutën e 85.

Mbështetësit e Cruzeiros shkatërruan stolat e stadiumit, hodhën sende të forta në fushë dhe mjete pirroteknike.

https://twitter.com/goal/status/1203783930576543744

Lufta u zhvendos edhe jashtë ambienteve të stadiumit, ndërsa vijoi për orë të tëra.

https://twitter.com/WorldFootballi/status/1203785666028621827

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani