Efektivi i RENEA-s bie nga gremina – A2

Efektivi i RENEA-s bie nga gremina

Një efektiv policie i forcave RENEA ka rënë në greminë nga një lartësi e konsiderueshme dhe është e vështirë nxjerrja e tij.

Mësohet se ka dëmtuar të dyja këmbët.

Forcat e policisë dhe RENEA janë nisur drejt vendit të ngjarjes.

Ngjarja është regjistruar në Malin e Zorgjit, në kodrat përmbi Theth, një zonë shumë e rrezikshme dhe e thepisur.