Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Largohet ish-trajneri i Interit, tifozët e revoltuar rrethojnë ministrinë në Iran

Nga A2 CNN
9 Dhjetor 2019, 12:46 | Futboll

Andrea Stramaccioni, tekniku italian që ka drejtuar ekipe si Interi dhe Sparta e Pragës, është larguar nga ekipi iranian i Esteghlal, më i suksesshmi në Iran, edhe pse ekipi i tij gjendet në krye të klasifikimit.

Trajneri italian ka kaluar momente të vështira në Teheran, jo në fushë ku dominon por me drejtuesit e ekipit, që është në pronësi të Ministrisë së Sportit.

Në veçanti, kohët e fundit ministria nuk ka paguar rrogat e lojtarëve dhe vetë trajnerit, arsyeja për të cilën italiani ka kërkuar anulimin e kontratës.

Por Stramaccioni është teknik shumë i dashur për tifozët e Esteghlal, dhe po dorëzohen lehtësisht.

Pavarësisht se italiani ka lënë tashmë vendin, ata kanë vendosur të protestojnë përpara ministrisë, një sipërmarrje tejet e guximshme në një vend ku protestat e fundit janë mbyllur në gjakderdhje.

Autoritetet, me frikën që situata mund të përkeqësohet dh et’ i bashkohet pakënaqësisë së përgjithshme ndaj regjimit, kanë vendosur që ndeshja e ardhshme do të zhvillohet me dyer të mbyllura.

Për të qetësuar turmën përballë godinës shtetërore, bordi i ekipit ka dhënë dorëheqjen, ndërkohë që ministria ka premtuar që do të rikthejë trajnerin.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani