Ministrat e Jashtëm në Bruksel, Komisioneri për Zgjerimin: Çelja e negociatave në pranverë – A2

Ministrat e Jashtëm në Bruksel, Komisioneri për Zgjerimin: Çelja e negociatave në pranverë

Ministrat e Jashtëm të BE takohen sot në Bruksel, ku ndër të tjera diskutohet edhe për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në takim ishte i pranishëm dhe zëvendësministri i jashtëm Shqiptarë, Gent Cakaj. Gjatë takimit, Kryediplomati Cakaj ka nënvizuar faktin se Shqipëria ka përmbushur të gjitha kushtet teknike për të filluar bisedimet për anëtarësim në BE dhe ka theksuar rëndësinë madhore të perspektivës evropiane për të ndihmuar ne procesin e demokratizimit dhe stabilizimit të Ballkanit Perëndimor.

Sakaq komisioneri për zgjerimin, Olivér Várhelyi u shpreh se sheh mundësinë e çelje së negociatave me të dy vendet në pranverën e 2020.

“Ky është takimi i parë që unë jam i pranishëm si Komisioner i Zgjerimit dhe Fqinjësisë së Mirë. Ishim në një mëngjes pune me ministrat e Jashtëm të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Biseda me ta ishte inkurajuese. Mund të përparojmë dhe të  korrigjojmë gabimin e muajit tetor dhe besoj se do të jemi gati për të nisur negociatat e anëtarësimit me të dyja vendet që në pranverën e ardhshme”, tha Várhelyi.