Shqipëria-Reja, një histori që vazhdon – A2

Shqipëria-Reja, një histori që vazhdon

Edy Reja do të vazhdojë të jetë trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit.

Një ditë pasi hodhi poshtë zërat se mund të zëvendësojë Carlo Ancelottin te Napolo, trajneri italian organizoi një takim në Tiranë me të gjithë trajnerët e ekipeve zinxhir kuqezi.

Pra, italiani vazhdon normalisht punën edhe pse rinovimi i kontratës së tij nuk është firmosur. Ky duket një tregues që projekti vazhdon, në pritje të hedhjes së firmës. Vetë Reja tha: “Në Napoli unë kthehem gjithmonë. Sepse më presin shumë gjëra të bukura, kam shumë miq, kam raporte të mira me Presidentin, qyteti më pëlqen shumë. Është e vërtetë që takimi ka të bëjë me rinovimin, por ne nuk kemi nevojë për letra dhe shkrime. Kemi folur praktikisht, sepse akordin është gjetur prej kohësh. Sot jam së bashku me kolegët e mi të kombëtareve të moshave për të folur me Presidentin dhe për të dëgjuar nëse ai është është i kënaqur nga ne apo jo. Së bashku me Presidentin kam darkuar dhe mendoi se Duka do të bëjë gjera të mira dhe konkrete. Për këtë arsye jam bindur. Uroj të jemi në lartësinë e duhur”.

Menjëherë pas Francës u diskutua që Reja dhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, gjetën dakordësinë për rinovimin 4-vjeçar, me projektin që vazhdon për edicionin e ardhshëm të Ligës së Kombeve dhe kualifikueseve të Botërorit 2022.