Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Përloti kinezët, nuk i lirojnë karrigen shtatzënës, burri shndërrohet në "stol"

Nga A2 CNN
9 Dhjetor 2019, 15:49 | Lifestyle
Përloti kinezët, nuk i lirojnë karrigen shtatzënës,

Ndonjë herë indiferenca e njerëzve bën që karakteri i një personi të dalë në pah. Është kjo historia që tregojnë pamjet e filmuara në repartin e gjinekologjisë në spitalin e qytetit Hegang, në pjesën veri-lindore të Kinës.   

Një çift pret në radhë vizitën e mjekut, ndërkohë që gruas shtatzënë asnjëri nuk i liron vendin për të ulur. Pasi burrë e grua presin disa minuta në këmbë, gjendja e rënduar e saj shtrëngon burrin të ulet në gjunjë, duke u shndërruar në një karrige për bashkëshorten.

https://www.youtube.com/watch?v=bGwoK_Gi8R0

Pamjet e shpërndara nga policia vendore me nëntitullin “indiferencë” u bënë virale, ku pjesa më e madhe e publikut u përqendrua te karakteri i burrit, ndërkohë që një pjesë tjetër kritikoi indiferencën e personave përreth, që shtrënguan të riun të shndërrohej në ”mobilje” falë dashurisë.   

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani