Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Rinis mësimi në Tiranë, Veliaj: Shkollat e dëmtuara do të hapen në janar

Nga A2 CNN
9 Dhjetor 2019, 12:13 | Aktualitet
Rinis mësimi në Tiranë, Veliaj: Shkollat e dëmtuara do

Në ditën e parë të shkollës pas tërmetit, kryetari i bashkisë, Erion Veliaj ka inspektuar objektet ku ka rinisur mësimi.

Kryebashkiaku deklaroi se në 90% të shkollave në Tiranë ka filluar mësimi ndërsa godinat e dëmtuara do të jenë gati në janar të 2020. Nxënësit do të mësojnë me turne në shkolla të tjera.

“Shumica dërrmuese e nxënësve ka ardhur në shkollë. Ka filluar ora e parë, sa ra edhe zilja dhe do të doja që kjo zile të ishte një sinjal kujtese që “jeta vazhdon”. Duhet të fokusohemi në rutinën e jetës sonë, në normalizimin e situatës në Tiranë. Do të vijojmë punën me riparimet e vogla në shkollat e tjera. Ato shkolla që kanë ende këto punë ne ti mbarojmë deri në fund të dhjetorit pastaj viti i ri të fillojë dhe aty. Por mbi 90% e shkollave në Tiranë ka filluar mësimi normalisht dhe për shkollat e tjera do të jemi gati në janar. Fokusi më i madh është për zonat rurale, aty ku dhe dëmtimi ka qenë më i madh”, u shpreh Erion Veliaj.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani