Rusia përjashtohet nga Olimpiada 2020 dhe Botërori 2022 – A2

Rusia përjashtohet nga Olimpiada 2020 dhe Botërori 2022

Rusia është përjashtuar për katër vite nga të gjitha aktivitetet e mëdha sportive nga Agjencia Botërore Anti-Doping. Pezullimi do të thotë se në Olimpiadën e Tokios të vitit 2020 dhe Botërorin e Katarit në vitin 2022, flamuri dhe himni rus nuk do të lejohen.

Por sportistët që mund të vërtetojnë se nuk janë të prekur nga skandali i dpoingut do të lejohen të garojnë me një flamur neutral. Megjithatë, vendimi prek më shumë përfaqësuesen e futbollit, e cila në Botërorin e fundit e organizuar pikërisht në Rusi, arriti deri në çerekfinale, duke eliminuar edhe Spanjën.

Vendimi unanim i WADA-s u mor në Lozanë të Zvicrës dhe erdhi pasi Agjencia Andi Doping e Rusisë u shpall fajtore për manipulimin e të dhënave laboratorike që iu dorëzuan hetuesve në janar 2019.

Rusia do të ketë tani 21 ditë për të apeluar vendimin, çka do të thotë që përballja ligjore do të zgjasë edhe për disa muaj.