Shkretëtirë mes gjelbërimit, mungesa e investimeve zbraz Lavdarin – A2

Shkretëtirë mes gjelbërimit, mungesa e investimeve zbraz Lavdarin

Vetëm 15 kilometra nga Korça ndodhet fshati Lavdar, i cili ndryshe nga sa e mbajnë mend shumë persona, sot i ngjan një fshati fantazmë.

Shtëpi të braktisura deri në rrënim dhe një eksod masiv e kanë kthyer këtë fshat në një shkretëtirë mes gjelbërimit.

Ata pak banorë që kanë mbetur si dhe kryeplaku i fshatit shprehen se kjo situatë ka ardhur si pasojë e mungesës totale të investimeve dhe vëmendjes nga autoritetet lokale.

Ndoshta nuk është ende vonë që ky fshat të mos zhduket përgjithmonë, me pak vëmendje dhe investime për këta banorë që kanë mbetur.