Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Tirana pa trajner para derbit

Nga A2 CNN
9 Dhjetor 2019, 18:25 | Futboll
Tirana pa trajner para derbit

Tirana e ka nisur javën e derbit në mënyrën më të keqe të mundshme. Julian Ahmataj nuk është paraqitur në stërvitjen e kësaj të hëne, me trajnerin që duket praktikisht i larguar nga stoli bardheblu.

Mungesa në analizën pas humbjes me Kukësin është konfirmimi i ndërprerjes së bashkëpunimit, ndërsa së bashku me Ahmatajn largohet edhe zëvendësi i tij, Akil Jakupi. Shkak për situatën e krijuar është ecuria e dobët e skuadrës që edhe pse pranë kreut ka zhgënjyer me lojë dhe rezultate.

Stërvitja e Tiranës u drejtua nga zv.trajneri Emanuel Egbo, me 24 herë kampionët që nisin përgatitjet për derbin me Partizanin pa trajner. Ahmataj është trajneri i dytë i larguar nga kryeqytetasit, ende pa kaluar gjysma e sezonit, ndërsa kandidat për stolin është Bledar Devolli.

A2 CNN Livestream

Dita jonë