Vajza më e bukur në Botë jeton në Afrikën e Jugut – A2

Vajza më e bukur në Botë jeton në Afrikën e Jugut

Bota ka një bukuroshe të re dhe ajo është një vajzë nga Afrika e Jugut. 26-vjeçarja Zozibini Tunzi arriti të merrte kurorën e më të bukurës së Universit për vitin 2019 në një konkurs ku ishte e vështirë të zgjidhje.

Dy vajzat e tjerë që mbërritën në finale ishte Miss Puerto Rico, Madison Anderson dhe Miss Meksika, Sofia Aragon.

Në konkurs morën pjesë 90 bukuroshe nga e gjithë Bota të cilat u vlerësuan përveçse për bukurinë dhe për diskutimet aktuale që shqetësojnë planetin si ngrohja globale, protestat dhe mediat sociale.

Nuk dihet ende me ekzaktësi se sa do të fitojë Zozibini Tunzi nga kjo fitore, por mësohet se ajo do të qëndrojë për një vit në një apartament në Nju Jork, qiraja e të cilit arrin në 100 mijë dollarë dhe do të fluturojë përreth botës për mundësi modelimi.