Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Vdekja e reperit në Çikago, policia gjen sasi të mëdha marijuane në avionin e tij

Nga A2 CNN
9 Dhjetor 2019, 22:05 | Showbiz

Detaje të reja kanë dalë për vdekjen e reperit 21 vjeçar Juice Wrld, dy ditë më parë në aeroportin e Çikagos. Sipas autoriteteve, këngëtari i njohur pësoi një krizë epilepsie që e çoi në atak kardiak ndërsa policia kontrolloi avionin dhe bagazhet e tij për lëndë narkotike dhe armë zjarri.

Policia dhe agjentët federale ishin duke pritur në hangarin e Atlantic Aviation që avioni privat i 21-vjeçarit të mbërrinte, pas të dhënave që kishte marrë se po kontrabandonte sende të jashtëligjshme.

Dhe ndërsa oficerët po kontrollonin bagazhet e tij dhe të shoqëruesve, 21 vjeçari u ndje keq dhe pësoi konvulsione. Një nga agjentët bën me dije se shokët e Juice Wrld, emri i vërtetë i të cilit është Jarad Higgins” i kishin thënë se ylli i “Lucid Dreams” kishte marrë disa “medikamente të panjohura” përpara se të ndihej keq.

Gjatë kontrolleve të bagazheve, policia zbuloi se në avionin  e reperit transportoheshin mbi  30 kg marijuanë, armë zjarri pistoletë dhe municione.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani