Veseli niset për në Hagë: Gjykata Speciale sfidë përballë krimeve makabre serbe – A2

Veseli niset për në Hagë: Gjykata Speciale sfidë përballë krimeve makabre serbe

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli udhëton drejt Hagës, ndërsa nesër do të intervistohet nga prokurorët e Gjykatës Speciale. Përpara nisjes, ai tha se ky është një moment ndërkombëtar që do të shërbejë për të rikonfirmuar pastërtinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Veseli dëshmon në Dhomat e Posaçme të Hagës pas kryeministrit Ramush Haradinaj dhe ish-luftëtarëve të tjerë të UÇK-së.

Gjykata Speciale nuk ka bërë të ditur se çfarë po heton konkretisht, ndërsa Veseli foli me krenari për luftën e UÇK-së.

Veseli në areoportin e Prishtinës, drejt Hagës

“Gjykata Speciale është sfidë përballë krimeve makabre serbe por është edhe një moment ndërkombëtar për të rikonfirmuar pastërtinë e luftës se popullit tonë, dhe të UCK-së. Çdo luftëtar i lirisë është krenar që ka pasur fatin t’i shërbejë atdheut, edhe unë jam krenar dhe falënderoj Zotin. Theksoj edhe një herë që me asnjë gjë nuk e ndërroj atë pjesë të jetës time”, deklaroi Veseli.