Algjeria jep dënime të rënda për korrupsion për dy ish kryeministra – A2

Algjeria jep dënime të rënda për korrupsion për dy ish kryeministra

Një Gjykatë në Algjeri dënoi me burg dy ish kryeministra, si të përfshirë në një skandal të madh korrupsioni. Ish kryeministri Ahmed Ouyahia u dënua me 15 vjet burg ndërsa Abdelmalek Sellal me 12 vjet. Të dy u shpallën fajtor për shpërdorim detyre, në lidhje me një skandal korrupsioni në industrinë e prodhimit të makinave.

Kjo është hera e parë, që prej pavarësisë së Algjerisë nga Franca në vitin 1962, që një ish kryeministër del përpara trupit gjykues. Të dy ish kryeministrat ishin aleatë të ish presidentit Abdelaziz Bouteflika, i cili dha dorëheqjen në prill të këtij vendi, për shkak të protestave.

Në këtë process gjyqësor, ku ishin të përfshirë dhe dhjetëra zyrtarë të lartë, u dënua me 20 vjet burg në mungesë dhe ish ministri Abdesalem Bouchoureb, për të cilin është lëshuar dhe një urdhërarresti ndërkombëtar.

Avokatët mbrojtës nuk morën pjesë në dhënien e dënimit për klientët e tyre, duke e cilësuar procesin si të motivuar politikisht.