Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Aplikimet për karta identiteti në Elbasan, radhë edhe për shkaqe ekonomike

Nga A2 CNN
10 Dhjetor 2019, 11:05 | Sociale
Aplikimet për karta identiteti në Elbasan, radhë edhe për

Zyra e gjendjes civile në Elbasan po përballet me një fluks të shtuar dhe radhë të gjata për të bërë aplikimin për karta identiteti dhe pasaporta biometrike.

Edhe pse institucioni i gjendjes civile po punon me 9 sportele, sërish ka radhë të gjata për të bërë aplikimin. Qytetarët që presin në radhë e pranojnë që e kanë lënë për në fund aplikimin, por kjo për shkak edhe të gjendjes ekonomike.

Ndikim në shtrimin e fluksit ka edhe ardhja e emigrantëve për festat e fundvitit, të cilët e shfrytëzojnë këtë kohë për të bërë edhe aplikimet.

Aktualisht, në Bashkinë e Elbasanit funksionojnë paralelisht edhe dy qendra aplikimi për kartat e identitetit, përkatësisht në njësinë administrative Shushicë dhe Bradashesh.  

A2 CNN Livestream

Dita jonë