Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 17%
  • Më i zënë në punë 67%
  • Ndihmon në shtëpi 17%

Basha reagon pas pretencës për Salianjin: Rama rikthen gjyqet politike

Nga A2 CNN
10 Dhjetor 2019, 15:49 | Politikë
Basha reagon pas pretencës për Salianjin: Rama rikthen gjyqet politike

Prokuroria dha sot pretencën për dosjen “Babale”, pjesë e së cilës është bërë edhe Ervin Salianji. Prokuroria kërkoi 1 vit e 6 muaj burg për ish-deputetin e PD, për kallëzim të rremë të kryer në bashkëpunim.

Pas pretencës, i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i kreut demokrat, Lulzim Basha, i cili shkruan në “Facebook” se Rama ka rikthyer në Shqipëri gjyqet politike kundër opozitës.

“30 vjet pas rrëzimit të diktaturës, Edi Rama rikthen në Shqipëri gjyqet politike kundër opozitës. Për të dënuar Ervin Salianjin, që denoncoi me fakte, përfshirjen e vëllait të Ministrit të Brendshëm në trafik droge, Edi Rama përdori dy prokurorë të korruptuar, Kolë Hysenaj dhe Genci Qana, që zbatuan sot skenarin e dështuar për t’i mbyllur gojën opozitës. Pretenca e dy prokurorëve të korruptuar është paracaktuar nga Edi Rama që të nesërmen e publikimit të skandalit.

Askush, nuk do të arrijë kurrë t’i mbyllin gojën as Ervin Salianjit dhe asnjë përfaqësuesi politik të Partisë Demokratike. Beteja jonë me krimin e organizuar, dhe denoncimi i lidhjeve të krimit të organizuar me Qeverinë e Edi Ramës dhe shërbëtorëve të tij në drejtësi, nuk ka për tu ndalur”, mbyllet postimi i Bashës.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani