Dëmet nga tërmeti, inxhinierët unifikojnë formularin, kërkojnë kodin e ndërhyrjes – A2

Dëmet nga tërmeti, inxhinierët unifikojnë formularin, kërkojnë kodin e ndërhyrjes

Grupet e inxhinierëve që vlerësojnë në terren dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit, do të bazohen në një formular të vetëm, të unifikuar.

Zv/dekani i Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, Agim Seranaj, në një deklaratë për mediat sqaron përmbajtjen e formularit.

“Elementi i parë është që ai duhet të prodhojë shkaqet e dëmeve, nga ana profesionale. Pas analizës së kostove, elementi i tretë është metodologjia e ndërhyrjeve për riparimet, Qeveria të miratojë me cilin kod do të ndërhyhet”, thotë Seranaj.

Agim Seranaj

Në ndihmë të specialistëve shqiptarë kanë ardhur disa inxhinierë nga Kosova, të cilët do të ofrojnë ekspertizën e tyre, bashkë me të tjerë ekspertë të huaj që ndodhen në terren prej disa ditësh.

Gjithashtu edhe studentët e masterit shkencor të këtij fakulteti, po marrin pjesë në akt ekspertimet e pallateve në Durrës.