Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Historiku i çështjes "Babale"

Nga A2 CNN
10 Dhjetor 2019, 13:39 | Politikë
Historiku i çështjes "Babale"

Publikimi i vendimit për Agron Xhafajn, i dënuar në Itali për trafik ndërkombëtar droge nga Partia Demokratike, ktheu sytë nga ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe dyshimet se ai mund të favorizonte ende trafikun.

Xhafaj u akuzua që edhe ndryshimet në Kodin Penal për ekstradimet ishin bërë për të favorizuar vëllain e tij. Deri në këtë moment nuk pati reagime, por kur PD publikoi një audio-përgjim, ku pretendohej se ishte zëri i vëllait të ministrit të Brendshëm, që linte të kuptohej se ai ende organizonte trafik droge, situata mori rrjedhë tjetër. Kur u publikua në maj të vitit 2018, audio-përgjimi kishte në thelb bisedën mes dëshmitarit X ose Albert Veliut me një person i cili pretendohej se ishte vëllai i ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, e që diskutohej për trafik droge dhe mënyrën se si do të bëhej lëvizja e ngarkesës.

Pas publikimit të audio-përgjimit të pretenduar, Prokuroria për Krime të Rënda regjistroi çështjen, ndërsa nisi hetimet menjëherë për trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike. Gjatë kësaj kohe, vetë ish-ministri i Brendshëm mohonte lidhjen e tij dhe akuzat e Partisë Demokratike në ndihmë të të vëllait Agron Xhafaj.

Autenticiteti i audio-përgjimit u mor dhe nga qeveria për t’i bërë një ekspertizë, ndërsa vetë kryeministri foli për këtë çështje.

Gjatë hetimeve në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dëshmuan dhe deputetë të Partisë Demokratike, ndërsa nga ana tjetër hetuesit morën dhe një regjistrim të vëllait të Fatmir Xhafajt, i cili u paraqit në prokurori. Pas kësaj, Agron Xhafaj iu dorëzua autoriteteve italiane për të kryer dënimin e tij. Në një letër publike, ai shkruante se nuk ka pasur asnjëherë kërkesë për ekstradimin e tij drejt Italisë.

Por, në një kohë që të gjithë prisnin rezultatet zyrtare të ekpertimit audio të zërit të Agron Xhafajt, një element i ri doli si provë që kthehu përmbys të gjithë situatën e debatit politik dhe vërtetësinë e akuzave të bëra nga PD, se Agron Xhafaj drejton trafikun e drogës. Në Prokurorinë e Krimeve të Rënda u vetëofrua Fredi Alizoti, i cili deklaroi para hetuesve se ai ishte personi që kishte aktruar në këtë përgjim rolin e Agron Xhafajt. Alizoti shkoi më tej, duke thënë se Albert Veliu i kishte kërkuar të bënin një regjistrim bisede ku ai të hiqej sikur ishte Agron Xhafaj dhe se në këmbim do të merrte një shumë prej 200 mijë eurosh.

Pas kësaj deklarate, hetimi mori një tjetër rrjedhë, ndërsa Prokuroria për Krime të Rënda pushoi çështjen e trafikut të drogës dhe i kaloi kallëzimin e rremë për kompetencë asaj të Tiranës. Pas kësaj, ish-deputeti demokrat Salianji publikoi një video ku Fredi Alizoti sqaronte se për të dhënë dëshminë e tij në Prokurori ishte sjellë në Tiranë nga Drejtori i Policisë së Shtetit dhe ishte joshur. Por, as kjo video nuk e bindi akuzën, e cila mori si të pandehur ish-deputetin Salianji dhe gazetarin që e publikoi.

Nga ana tjetër, Fredi Alizoti vijon të mbahet në qeli, ndërsa për Albert Veliun është kërkuar ekstradimi.

A2 CNN Livestream

Dita jonë