Drejtuesi i AKEP, ikën Ilir Zela, emërohet Tomi Frashëri – A2

Drejtuesi i AKEP, ikën Ilir Zela, emërohet Tomi Frashëri

Ndërsa debati për paketën antishpifje është ndezur sërish dhe akuzat nga gazetarët se AKEP, një institucion nën kontrollin e qeverisë do të marrë kompetenca në dëm të lirisë së shtypit, kreu i kësaj të fundit ka dhënë dorëheqjen.

Largimi i Ilir Zelës nga institucioni që drejtoi që në 2017-ën, konfirmohet nga Këshilli i Ministrave, i cili i ka kërkuar Kuvendit lirimin e tij nga detyra.

Ndërkohë, Këshilli i Ministrave ka emëruar Tomi Frashërin në krye të AKEP. Ai më herët ka kryer detyrën e Shefit të Protokollit në Kryeministri. Propozimi i Frashërit do të votohet në parlament për të nisur zyrtarisht punën.