
Arbitri shqiptar, Enea Jorgji, drejtoi ndeshjen mes të rinjve të Interit dhe moshatarëve të tyre të Barcelonës e vlefshme për UEFA Youth League.
Kjo ndeshje u fitua nga skuadra italiane me dy gola në fundin e dy pjesëve, duke i dhënë kualifikimin si kreu i grupit Interit, ndërsa Barcelona e mbylli këtë kompeticion me vendin e fundit në grup.
Në këtë takim, Jorgji pati “pak punë”, duke nxjerrë vetëm 4 kartonë të verdhë, nga dy për të dyja skuadrat.