Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 31%
  • Më i zënë në punë 38%
  • Ndihmon në shtëpi 31%

Gjykata Kushtetuese, PS gati zhbllokimin ligjor: Pas 10 ditësh, betim me shkrim

Nga A2 CNN
10 Dhjetor 2019, 12:33 | Politikë

Mazhoranca ka gati amendamentet ligjore përmes të cilave synon të krijoje një mekanizëm zhbllokues për rastet kur Presidenti refuzon të zhvilloje ceremoninë e betimit për njerëzit e drejtësisë. A2 mësoi se bëhet fjalë jo për ndryshime kushtetuese, por për ndryshime ligjore.

Në thelb, këto amendamente i lejojnë Presidentit të Republikës të marrë 10 ditë kohë për të zhvilluar ceremoninë e betimit për anëtarin e Gjykatës Kushtetuese. Pas përfundimit të këtij afati, anëtari kryen betimin në formë të shkruar dhe ia dërgon atë Presidentit, organit të emërtesës dhe vetë Gjykatës Kushtetuese.

Projektligji ka efekte prapavepruese kur thekson se gjyqtarët e zgjedhur, të emëruar ose të shpallur të emëruar, por që nuk kanë bërë betimin, me hyrjen në fuqi të këtij ligji, betohen sipas rregullave të këtij ligji. Ky formulim duket se i referohet qartë rastit të Arta Vorpsit, që u shpall fituese nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi si anëtare e Gjykatës Kushtetuese. Presidenti nuk e njohu atë, duke refuzuar të organizojë ceremoninë e betimit për Vorpsin, ndërsa më pas dekretoi dhe betoi për të njëjtën vakancë Marsida Xhaferllarin.

Neni 1

Në nenin 8, paragrafi 1, shtohet fjalia e dytë me këtë përmbajtje:

“Presidenti i Republikës organizon ceremoninë e betimit jo më vonë se 10 ditë nga data e zgjedhjes, emërimit ose shpalljes të emëruar të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese. Nëse anëtari i Gjykatës Kushtetuese nuk thirret për të bërë betimin, pas përfundimit të këtij afati, ai kryen betimin në formë të shkruar  dhe ia dërgon atë Presidentit të Republikës, organit të emërtesës dhe Gjykatës Kushtetuese. Data e organizimit të ceremonisë së betimit ose data e dërgimit të betimit me shkrim, konsiderohet si dita e betimit dhe e fillimit të detyrës së gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese dhe përfshihet në dosjen e tij personale. Në rast se gjyqtari nuk pranon të bëjë betimin, mandati i tij përfundon”

Propozimi për ndryshimin e betimit të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese

I njëjti mekanizëm zhbllokues, i betimit me shkrim, propozohet edhe për magjistratët prokurorë, anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe Prokurorin e Përgjithshëm.

“2. Mandati i anëtarit të Gjykatës së Lartë që përzgjidhet mes juristëve të spikatur fillon në ditën e betimit. Këshilli i Lartë Gjyqësor organizon ceremoninë e betimit jo më vonë se 10 ditë nga data e emërimit ose e shpalljes i emëruar. Nëse anëtari i Gjykatës së Lartë nuk thirret për të bërë betimin, pas përfundimit të këtij afati, ai kryen betimin në formë të shkruar dhe ia dërgon atë të nënshkruar personalisht Këshillit të Lartë Gjyqësor. Data e organizimit të ceremonisë së betimit ose data e dërgimit të betimit me shkrim pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor konsiderohet si dita e betimit dhe e fillimit të detyrës së gjyqtarit të Gjykatës së Lartë dhe përfshihet në dosjen e tij personale. Në rast se gjyqtari nuk pranon të bëjë betimin, mandati i tij përfundon.”

Propozimi për ndryshimin e betimit të anëtarit të Gjykatës së Lartë

A2 CNN Livestream

Dita jonë