Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Greva në Francë, udhëtarët humbasin durimin, transporti paralizë totale

Nga A2 CNN
10 Dhjetor 2019, 18:01 | Bota
Greva në Francë, udhëtarët humbasin durimin, transporti

Sindikatat dhe punëtorët në Francë vijojnë me grevën mbarëkombëtare kundër reformës në pensione.

Udhëtarët po humbasin durimin ndërsa transporti vazhdon të jetë i paralizuar. Shkollat në Paris janë të mbyllura, aeroportet po hasin vështirësi të mëdha dhe detyrohen të shtyjnë ose anulojnë fluturimet nga mungesa e stafit në punë, ndërsa qytetarët po vuajnë dhe ndërprerje të energjisë elektrike gjatë natës.

Protestues të shumtë kanë bllokuar dhe linjat aktive të autobusëve duke iu zënë rrugën që në orët e para të mëngjesit të së martës.

Sindikatat nuk heqin dorë nga greva më e rëndë në dekada, por edhe qeveria franceze nuk pranon të ndryshojë reformën në pensione. Presidenti Emmanuel Macron kërkon të unifikojë 40 skemat e ndryshme në një sistem të vetëm të bazuar me pikë, nëse dështon ta bëjë këtë rrezikon defiçit deri në 17 miliardë euro.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu