I shënoi Juventusit, menjëherë iu vodh banesa! – A2

I shënoi Juventusit, menjëherë iu vodh banesa!

Milinkovic Savic, një prej heronjve të Lacios, në fitoren 3-1 ndaj Juventus, nuk ka mundur ta shijojë gjatë suksesin ndaj bardhezinjve.

Në momentin e golit të tij, në shtëpinë e serbit u futën me forcë tre hajdutët të cilët vodhën sende me vlerë dhe shuma të konsiderueshme parash. Kamerat e sigurisë në banesën e tij regjistruan orën e cila përkon me minutën e 74 të ndeshjes Lazio-Juventus, çaste që çuan në delir një pjesë të madhe të kryeqytetit.

Në këtë moment, hajdutët shfrytëzuan situatën për t’u future nga dritarja e një prej tualeteve. Prej andej, keqbërësit, neutralizuan të gjitha kamerat brenda banesës, për vijuar me vjedhjen e bizhuterive, 5 orëve luksoze me vlerë deri në 100 mijë euro e shumë sendeve të tjera me vlerë në shtëpi.