Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Interi jashtë Champions, e ndëshkon Fati. Eliminohet edhe Ajax-i

Nga A2 CNN
10 Dhjetor 2019, 22:54 | Futboll
Interi jashtë Champions, e ndëshkon Fati. Eliminohet edhe Ajax-i

Interi është eliminuar nga Champions League, pasi nuk ia ka dalë të mposht Barcelonën në ndeshjen e fundit në grup, duke u mundur 1-2 në “San Siro”.

Edhe pse me mungesa të shumta në formacion, ku binte në sy lënia jashtë e Lionel Messi-t, Barcelona nuk ka toleruar aspak, duke i ndëshkuar zikaltrit me të njëjtin rezultat si edhe në ndeshjen e parë në Camp Nou.

Interi vuajti shumë në këtë ndeshje për shkak të mungesave të shumta që kishte në mesfushë. Perez ishte autor i golit të parë për Barcelonën, ndërsa për zikaltrit barazoi Lukaku. Në minutat e fundit, i sapo futur në fushën e lojës talenti i Barcelonës, Fati, i dha goditjen përfundimtare skuadrës së drejtuar nga Conte.

Kjo humbje ishte një dhuratë për Dortmundin, i cili fitoi 2-1 në Gjermani ndaj Slavia-s së Pragës.

Një tjetër, eliminim i madh nga kjo natë ishte edhe Ajax-i, i cili një vit më parë arriti gjysmëfinalet e Champions. Ndeshja e fundit për ta ishte humbja në shtëpi nga Valencia, e cila u kualifikua së bashkë me Chelsea-n.

A2 CNN Livestream

Dita jonë