Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 14%
  • Më i zënë në punë 71%
  • Ndihmon në shtëpi 14%

Kampionia ruse e “bodybuilding”: Burri ka biceps më të vogël se unë, por rëndësi ka që duhemi

Nga A2 CNN
10 Dhjetor 2019, 10:13 | Lifestyle

Një kampione ruse e “bodybuilding” është shprehur se nuk ka rëndësi fakti që burri ka një biceps më të vogël sesa ajo, sepse “dashuria reciproke” është gjëja e vetme që i duhet një lidhjeje të lumtur.

28-vjeçarja Nataliya Kuznetsova, nga Chita, ka nisur të stërvitet që në moshën 14-vjeçare dhe u shpall kampione e rajonit të saj kur ishte 15 vjeç.

Në një intervistë ekskluzive për “Golder's News and Sport”, Kuznetsova u shpreh kështu për bashkëshortin e saj 42-vjeçar, të cilin e ka njohur përpara 10 vitesh: “Edhe ai merret me palestër, por e ka bicepsin më të vogël se unë. Por, dashuria reciproke dhe mbështetja që i japim njëri-tjetrit janë më të rëndësishme. Kemi një marrëdhënie të lumtur”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani