Liverpool e Napoli s’lejojnë surpriza, kualifikohen për në fazën e ardhshme të Champions – A2

Liverpool e Napoli s’lejojnë surpriza, kualifikohen për në fazën e ardhshme të Champions

Kampionët e Europës, Liverpool, fituan 0-2 në Austri ndaj Salzburgut në një ndeshje ku I mjaftonte edhe barazimi për të kaluar në fazën e ardhshme të Champions League.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rrjeta të paprekura edhe pse rastet për shënim nuk munguan në të dyja portat respektive.

Me nisjen e pjesës së dytë, të besuarit e Klopp realizuan dy gola të shpejtë. Fillimisht realizoi Keita, ndërsa vetëm një minutë më pas, Salah vulosi rezultatin dhe kualifikimin për kampionët e Europës.

Ndërkohë, Napoli i Ancelottit edhe pse nuk po kalon një moment të mirë në Serie A, arriti një fitore të pastër 4-0 ndaj Genk. Milik realizoi 3 gola në pjesën e parë, ndërsa Mertenes realizoi nga penalltia në pjesën e dytë.