Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 14%
  • Më i zënë në punë 71%
  • Ndihmon në shtëpi 14%

Masakër në Republikën Çeke, 6 të vdekur dhe të plagosur në spitalin universitar

Nga A2 CNN
10 Dhjetor 2019, 10:19 | Bota

Një tragjedi me shkaqe ende për t’ u përcaktuar ka ndodhur mëngjesin e sotëm në spitalin universitar të Ostravës, qytet i Republikës Ceke pranë kufirit polak, 300 kilometra nga kryeqyteti Pragë.

Kamerat e institucionit kanë filmuar një person të gjatë rreth 1,80 metra  i veshur me një xhup të kuq i cili ka hyrë në godinë duke qëlluar mbi personat që ishin aty pranë.

Sipas dëshmive, të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën, por ka edhe një numër të papërcaktuar të plagosurish.  

https://twitter.com/PolicieCZ/status/1204327283496046592
Autori i masakrës, sipas policisë

Spitali dhe Universiteti mjekësor janë mbyllur, dhe perimetri i zonës rrethohet nga forca të shumta policie, nga momenti që autori i ngjarjes ende nuk është kapur.  

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani